Google ADS

Zëvendësministri Shkodra priti në takim kryetarin e bordit të ARKEP

16:01 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, njëherit Koordinator Kombëtar i Strategjisë për Siguri Kibernetike, priti në takim pune, Kreshnik Gashi, kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Në këtë takim u diskutua për të arriturat dhe sfidat më të cilat ballafaqohen institucionet e vendit sa i përket sigurisë kibernetike. Po ashtu u diskutua edhe për aktivitetet e strategjisë të cilat përfshijnë të dy institucionet, me qëllim të intensifikimit të koordinimit.

Zëvendësministri Shkodra vlerësoi domosdoshmërinë e të qenurit në hap me trendët e zhvillimit të teknologjisë. Ai shtoi se Republika e Kosovës ka bërë përparime të dukshme në fushën e sigurisë kibernetike, por duhet të bëjmë përpjekje maksimale që t’i përgjigjemi sfidave që vinë me zhvillimet e reja teknologjike

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme