Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), ka mbajtur sot takimin e grupit punues për Strategjinë Kundër Narkotikëve me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare Kundër Narkotikëve, raporton arbresh.info.
Zëvendësministri i kësaj ministrie, Selami Shkodra ka bërë të ditur se si Koordinator Nacional për Strategjinë Shtetërore Kundër Narkotikëve, është njoftuar rreth aktiviteteve të institucioneve rreth shënimit të ditës ndërkombëtare të drogave.
“Potencova se “Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke bërë më të mirën e mundshme për luftimin dhe parandalimin e kësaj dukurie, si dhe vazhdojnë me përkushtim serioz luftën kundër narkotikëve”, ka thënë zëvendësministri Shkodra.
Ai, po ashtu ka bërë të ditur se në këtë takim u raportua se Policia Kosovës është duke zbatuar Urdhrin Operativ “Stop Drogave në Shkolla” si dhe në bazë të statistikave të prezantuara nga kjo e fundit, janë arritur rezultate të mëdha në luftën kundër narkotikëve./Arbresh.info
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...