Zëvendësminitsri i Drejtësisë, Blerim Sallahu i shoqëruar nga Shefi i Kabintetit, Genc Nimoni është takuar me përfaqësuesit e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar IRZ dhe nga Programi i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST.
Në këtë takim është diskutuar për nismat e deritanishme reformuese të Minitsrisë së Drejtësisë, si dhe nismat e reja në kuadër të sundimit të ligjit në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rast, zëvendësministri Sallahu shprehu mirënjohje dhe konsideratë të thellë për IRZ dhe EUKOJUST si dhe falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm me MD, në reformimin e sistemit të drejtësisë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
“Takimi pati për qëllim trajtimin e partneritetit të përbashkët, mbështetjen për Ministrinë e Drejtësisë, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së mëtutjeshme për nismat e përbashkëta ekzistuese dhe ato të reja reformuese në kuadër të sundimit të ligjit, për çka palët kishin dakordimin.”, njofton Minitsria.
Në këtë takim nga radhët e IRZ dhe EUKOJUST të pranishëm në takim ishin: udhëheqësi i ekipit të EUKOJUST, z. Volkmar Theobald, drejtoresha e Projektit nga IRZ, znj. Teresa Thalhammer, menaxherja e lartë e Projektit në IRZ, znj. Trime Ahmeti si dhe menaxherja e Projektit në IRZ, znj. Katinka Buhk./Arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...