Zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, vizitoi komunën e Pejës, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.
Në këtë takim, zëvendësministri Gecaj, nga kryetari Muhaxheri u njoftua më për së afërmi me punën dhe përpjekjet që janë duke u bërë në ketë komunë për luftimin dhe menaxhimin e situatës së pandemisë Covid 19, transmeton arbresh.info
Gjatë takimit u diskutua edhe për efektet që kanë masat më të reja të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Institucionet e saja për përballimin e kësaj pandemie.
Drejtuesve te komunës së Pejës, zëvendësministri Gecaj iu tha se Qeveria dhe institucionet e saja do të t’ju qëndrojnë sa më afër nëpërmjet bashkëpunimit dhe koordinimit për zhvillimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me përballimin e situatës.
Më pas, zëvendësministri Gecaj, i shoqëruar nga kryetari Muhaxhiri vizituan edhe stacionin rajonal të Policisë në Pejë, ku u pritën nga drejtori i Drejtorisë Rajonale Kolonel Sami Shabanaj. Në këtë takim Kolonel Shbanaj, vuri në dukje angazhimin shtesë të policisë në rajonin e Pejës, të cilët janë duke punuar me orar të zgjatur me qëllim të parandalimit dhe menaxhimit të pandemisë COVID 19.
Po ashtu Kolonel Shabanaj, të pranishmit i njoftoj lidhur me mbështetjen që është duke e bërë policia e këtij rajoni në zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës. Gjatë këtij takimi u tha se gjendja e përgjithshme e sigurisë është brenda parametrave normal./arbresh.info/
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...