Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ka propozuar që të ketë një javë pushim për të gjithë procesin mësimor.
Këtë Rexhaj e ka thënë gjatë takimit të Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë, transmeton arbresh.info
Gjithashtu ka bërë të ditur se tashmë 12 shkolla janë duke mbajtur mësimin online.
“Është një shkallë e ngritjes së infektimeve dhe në kuadër të këtij vlerësimi kamë marrë kërkesë nga IKSHPK-ja të lejohen dy javë ditë pushim në sektorin e arsimit”, tha ai.
Ai tregoi se kanë dalë me propozim një plus një që nxënësit të shkojnë në pushim një javor dhe në fund të javës të bëhet vlerësim i trendëve që të vendoset si të shkohet më tutje.
“Konsideroj se masat të tilla duhet të merren si pjesë e një pakoje në nivel nacional për arsye të shumësisë së infektimit. Ne kemi dalë me propozim një plus një dhe ti ruajmë resurset në arsim.
Rexhaj tha se duhet të merren vendimet përkatëse për gjithë sektorët dhe tha se do ti respektojnë vendimet e komitetit për luftimin e pandemisë./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030