Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka dhënë detaje për mënyrën sesi do të furnizohen nxënësit me libra shkollor.
Kelmendi ka thënë se librat nuk kanë qenë asnjëherë falas por janë blerë me taksa, megjithëkëtë ai theksoi se rritja e çmimit të librave do të pamundësohet sepse në kopertinën e librit do të shtypet çmimi, përcjell Arbresh.info.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se shpërndarja e mjeteve tek prindërit për blerjen e librave, do të bëhet përmes aplikimit në platformën eKosova, në të cilën kanë qasje rreth 800 mijë qytetarë.
“Përmes platformës eKosova. Në një proces që zgjat më pak se 10 min, aq më lehtë që tashmë platforma ka 797 mijë përdorues dhe prindërit përfitojnë nga skemat e mbështetjes për fëmijë. Pra, algoritmi i sistemit është gati. Mjetet nuk mund të ndalen as nga përmbaruesit dhe as nga bankat sepse kjo tashmë është rregulluar me ligj. Pas lansimit të platformës do të publikohet manuali i aplikimit”, thotë zv/ministri i Arsimit.
“Të gjitha reformat janë adresuar në projektligjin për tekstet shkollore që ka kaluar në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe i njejti pritet të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Aty parashihen mundësitë e krijimit të teksteve digjitale, autorët mund të aplikojnë drejtpërdrejt në MAShT me dorëshkrimet e tyre, recensentë kompetent e të certifikuar për tekste cilësore, indeksi i çmimit dhe shpërndarjes që përcaktohet nga Ministria”, ka shtuar tutje Kelmendi./Arbresh.info
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë