Zëvendësministri i Ambientit nga radhët e partisë së kryeministrit, Besim Demi ka vlerësuar se Kosova nuk do të duhej që të shfuqizonte Gjykatën Speciale por në këmbim të saj te kërkonte nga Bashkësia Ndërkombëtare liberalizimin e vizave dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Ai e ka quajtur si lojë tendencat për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
Demi mes tjerash ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi dhe partnerin e koalicionit Kadri Veseli se po bëjnë lojëra për poena politike.
Postimi i plotë:
Tash kur pothuajse ’shou’ mediatik rreth Gjykatës Speciale po merr epilog, lind pyetja kush fitoi dhe kush humbi?Kush mashtroi dhe kush ndejti besnik në parime?Për të parën s’ka dilemë se fitues doli Kadria me një pjese te madhe te ‘shoqërisë civile’. Ndërsa të dytën por jo menjëherë do të del kryeministri Haradinaj, pasi për asnjë çast kur ky mer obligime nuk kthehet pas, dhe kjo e karakterizon Ramushin nga të tjerët që e ‘gjuajn gurin dhe e fshehin dorën’. Nga krejt kjo histori dyjavore, Kosova do të duhej që në kompenzim të pajtimit pro Gjykatës të kërkohej heqja e vizave për qytetarët e Kosovës, si shteti i vetëm që ka mbetur i izoluar.Yryshi’ për zhbërjen e speciales në njerën anë dhe ‘yryshi’ kundërshtues në anën tjetër ( përfshirë edhe Beogradin zyrtar)nuk ishte asgjë tjetër pos tendencë për të përfituar politikisht sa më shumë, deri në atë shkallë sa që vlersoheshin kush esht pro dhe kush kunder Amerikes,Kjo sdo koment, Populli i Kosoves ësht njeri nder popujt qe mas shumti i beson SHBA-ve, dhe me te drejt presin ndihmen e tyre per te pasur shtet ne plot kuptimin e fjales e jo vetem shtet ne leter.Pra Urime atyre qe e bene peticionin per ta faktorizu nje Individ, qofshin ata per apo ata virtual kunder.
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...