Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, ka vizituar disa prej punkteve policore të rajonit të Pejës, që janë duke punuar në terren, në zbatim të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për masat kundër pandemisë me COVID-19.
Me këtë rast, zëvendësministri Gecaj ka falënderuar Policinë e Kosovës për punën e palodhshme në shërbim të qytetarëve.
“Pos stafit mjekësor, të cilët 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë qëndrojnë fuqishëm në ballë të luftës kundër pandemisë, një falënderim i veçantë shkon edhe për policët e Republikës së Kosovës, të cilët, në orar 12 orësh, me një vetëmohim dhe dedikim të pazakontë po mundësojnë realizimin e suksesshëm të rregullave dhe kufizimeve jetë-shpëtuese kundër COVID-19”, tha zëvendësministri Gecaj.
Gjatë këtyre vizitave, zyrtarët policorë e njoftuan zëvendësministrin Gecaj për pengesat e mundshme që po iu dalin gjatë kryerjes së detyrave dhe vlerësuan se qytetarët janë duke treguar një disiplinë në zbatim të udhëzimeve që janë duke iu dhënë policia.
Më pas, Gecaj theksoi se merita të mëdha i takojnë qytetarëve për disiplinimin dhe vetë-disiplinimin e jashtëzakonshëm që kanë treguar me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19./arbresh.info/
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...