Sot me ftesë të Zëvendësministrit të Drejtësisë, njëherit Koordinator Nacional Kundër Dhunës në Familje, Florian Dushi është mbajtur takimi i përbashkët me kryesuesit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial të Kosovës, Prokurorinë e Shtetit, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës.
Të shqetësuar nga trendi në rritje i rasteve të dhunës në familje, veçanërisht si rezultat i Pandemisë Covid 19, mbylljes dhe problemeve ekonomike e sociale në familjet tona, takimi i sotëm kishte për qëllim që institucionet përgjegjëse të rrisin koordinimin mes tyre në luftën e përgjithshme të institucioneve tona dhe shoqërisë sonë në përgjithësi kundër dhunës në familje, angazhimin e institucioneve tona përgjegjëse në trajtimin e viktimave dhe ndëshkimin meritor të kryesve të këtij lloj krimi.
Për këtë qëllim, gjatë kësaj periudhe kohore Zyra e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje në bashkëpunim me akteret ka realizuar një varg aktivitetesh dhe ka ndërmarrë shumë veprime që ndërlidhen me trajtimin e rasteve të dhunës në familje, duke përfshirë edhe ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës e që dhuna në familje është paraparë si vepër e veçantë penale e cila përfshinë dhunën fizike, psikologjike, ekonomike dhe seksuale të ushtruar nga një anëtar i familjes ndaj anëtari tjetër.
Në këtë takim, institucionet përkatëse edhe njëherë janë zotuar për angazhim akoma më të shtuar, për përkushtim akoma më të madh në luftën e përbashkët kundër kësaj dukurie të shëmtuar.
Për këtë qëllim, koordinimi ne mes të institucioneve do të jetë i vazhdueshëm dhe i fuqishëm për të trajtuar me dinjitet çdo viktimë të dhunës në familje dhe për të trajtuar konform ligjeve në fuqi secilin kryes të këtij lloj krimi.
“I bëjmë thirrje secilit qytetar të Kosovës që t’i shmanget ushtrimit të çfarëdo lloj dhune në familje, që familjen dhe secilin pjesëtar të saj, ta trajtojë ashtu siç është trajtuar historikisht familja në vendin tonë, si diçka e shenjtë që duhet të çmohet dhe të mbrohet në secilën rrethanë” tha zëvendësministri Dushi.
Poashtu nga takimi u kërkua që viktimat potenciale të dhunës brenda familjes, pa asnjë hezitim të raportojnë këto raste pranë institucioneve përgjegjëse me qëllim final që rastet e dhunës në familje të zvogëlohen në vendin tonë, mundësisht, të evitohen në tërësi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...