Google ADS

Zëvendësministri Beka fton investitorët Italian në Kosovë

18:05 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Provinca Autonome e Trentos në Itali, është e gatshme të shtrij bashkëpunimin dhe të ndihmoj zhvillimin ekonomik të Kosovës. Shumë investitor nga kjo provincë Autonome italiane tashmë janë të gatshëm të vinë në Kosovë.

Kështu u tha gjatë takimit që zëvendësministri Besnik Beka, pati me një delegacion italian të Provincës Autonome të Trentos i cili po qëndron në Kosovë.

“Ne shpresojmë që të arrijmë marrëveshje bashkëpunimi me Provincën Autonome të Trentos në sektorin e Zhvillimit Ekonomik dhe në Mbrojtje të Ambientin. Këto janë dy fushat për të cilat ne kemi më së shumti nevojë. Në të njëjtën kohë dua tu themi se Kosova është një vend atraktiv për investitorët. Nëse doni të investoni në Kosovë kostoja operative është shumë më e ultë sesa ajo në Itali dhe vendet tjera”, tha zëvendësministri Beka gjatë takimit me delegacionin italian.

Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi dhe promovimi i ekonomisë në mes të dy vendeve me fokus kryesor në zhvillimin ekonomik dhe realizimin e projekteve që kanë për qëllim mbrojtjen e ambientit.

Gjatë takimit përfaqësuesit e delegacion nga Provinca Autonome e Trentos, të cilët do të zhvillojnë takime të ndryshme institucionale në Kosovë, shprehën gatishmërinë e ambasadës për përkrahje të mëtutjeshme në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Zëvendësministri Beka, njoftoi delegacionin Italian, që përpos përfaqësuesve institucional të Trentos në përbërje kishte edhe investitorë të shquar, për punën dhe aktivitetet e ministrisë si dhe projektet që janë duke u realizuar dhe janë paraparë të realizohen.

Kurse, përfaqësuesja e Provincës Autonome të Trentos, Sara Ferrari, potencoi nevojat e bashkëpunimit më të ngushtë dhe ndihmën që mund t’i ofrojë shtetit tonë. Interesim të veçantë shprehu për projektet në energji, mbrojtje të ambientit dhe përkrahjen e komunave të vogla në realizimin e projekteve jetike për qytetarët si ato të ujësjellësit dhe trajtimit të ujërave të zeza.

Provinca Autonome e Trentos është e njohur për industrinë e agrikulturës, tregti, shërbime dhe turizëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme