Në kuadër të “Konferencës vjetore të prokurorëve”, zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, prezantoi Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Ky prezantim u mbështet në disa pika kryesore, të cilat i përmblodhi znj. Morina gjatë fjalimit të saj në këtë konferencë. Duke filluar nga qëllimi dhe fushëveprimi i këtij ligji, i cili përcakton shkeljet disiplinore, procedurat për fillimin e hetimeve për dyshimet për shkelje të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sanksionet disiplinore dhe mjetet juridike që lidhen me shkeljet disiplinore pranë Gjykatë Supreme.
Po ashtu, znj. Morina ka shpalosur risitë të cilat i përfshinë Ligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, të parapara në këtë ligj edhe ushtrimi i ankesave kundër prokurorëve, si dhe autoritetet kompetente të cilat merren me shqyrtimin e këtyre ankesave.
Gjithashtu, në këtë prezantim u diskutua edhe roli i Avokatit të Popullit përkitazi me këtë Ligj, si dhe mënyra e shpjegimit të procedurës pas pranimit të ankesës deri te mjeti juridik. /arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës