Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kujtuar faktin se janë bërë 2 vite që kur Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet sa i përket liberalizimit të vizave.
Sipas tij, e gjithë kjo situatë e krijuar është e tepërt, transmeton Indeksonline.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Ku ka mbetur BE-ja?
U bënë dy vjet kur Komisioni Evropian na e konfirmoi se Kosova përmbushi të gjitha obligimet e veta si qeveri e shtet për liberalizim të vizave. Para kësaj date ka pasur shumë premtime dhe zotime nga BE-ja, por edhe sot e kësaj dite ne nuk kemi liberalizim. Mos të harrojmë se Kosova mbetet vendi që ka kaluar më së shumti kohë nga vlerësimi se i kemi përmbushur kriteret deri në liberalizimin e plotë. Çka të thuhet veç se çka është tepër është!!
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë