Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka folur rreth lidhjes familjare me shefin e Nismës Fatmir Limajn.
“Nuk e kam asgjë Fatmir Limajn. Unë e kam diçka gruan e Fatmir Limajt. Por nëse doni të dini, gruaja e Fatmir Limajt, ka dëgjuar e fundit, ama bash e fundit, madje nga mediat, që unë do të emërohem zëvendëskryeministre. Ajo grua kurrë nuk merret me politikë, kurrë’, tha Balaj-Halimaj në emisionin ‘Dhoma e Rrëfimit’ në T7.
“Fare nuk ka të bëjë emërimi im me këtë pjesë”, sqaroi ajo.
“Unë Fatmir Limajn nuk e kam pasur asgjë. Interesant se si asnjëherë nuk e bëjnë pyetjen mos unë i njoftova ata të dy. Nuk po dua që këto të bëhen tema në vendin tonë pasi këto janë emërime politike. Duhet të shihni aktivitetin tim”, shtoi ajo.
“Jam zgjedhur dy herë deputete e vetme nga Nisma dhe kjo nuk ka të bëjë me familjen prandaj më është besuar ky pozicion nga NISMA dhe jo vetëm nga kryetari Limaj. Unë Limajn edhe pa qenë në Nisma e kam mbështetur dhe e kam pasur idol’, shtoi ajo.
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...