Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi në një intervistë për RTV21 ka treguar se cila do të jetë agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, mbledhje kjo e cila do të zhvillohet me 27 nëntor në Korçë.
Zëvendëskryeministrja tha se deri tani janë bërë një serë takime mes dy Qeverive të cilat kanë dalë me rezultate konkrete pas mbledhjeve.
“Po të përmendim disa nga marrëveshjet e dakorduara mes dy Qeverive, në mbledhjen e Tiranës në mars të 2015 fokusi kryesorë ka qenë në bashkëpunim ekonomik dhe tregtarë në forcimin e fushës së sigurisë, arsimit, bujqësisë dhe në fushën e edukimit”, tha Mesi.
Ajo më tej tha se janë nënshkruar 11 marrëveshje në mbledhjen e Tiranës kurse në mbledhjen e Prishtinës në vitin 2016 ka vazhduar përsëri theksi në marrëveshjen tregtare mes dy vendeve, në harmonizimin kryesisht të pikave doganore, pikës doganore të portit të Durrësit, harmonizimin e akcizave dhe tarifave doganore dhe jo doganore.
Mesi më tej tha se deri tani në takimet e dy Qeverive është folur edhe për konsolidimin e tregut energjetik dhe për zhvillimin e zonave rajonale ndërkufitare. Zëvendëskryeministrja tregoi po ashtu se çka do të flitet në mbledhjen e 27 nëntorit në Korçë të dy Qeverive shqiptare.
“Tash është në planet e mbledhjes se dy Qeverive për të analizuar marrëveshjet e firmosura deri tani, se çfarë është bërë deri tani me ato marrëveshje, cilat janë arsyet se pse ndonjë marrëveshje nuk ka shkuar ashtu siç jemi dakorduar dhe se çfarë marrëveshje të reja mund të nënshkruhen në mbledhjen e ardhshme”, tha zëvendëskryeministrja e Shqipërisë.
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...