Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj e ka quajtur absurd përpjekjen e opozitës për të rrëzuar Qeverinë, në kohën kur pritet heqja e vizave, transformimi i FSK-së në ushtri dhe arritja e një marrëveshje me Serbinë.Ai ka thënë se këtë vjeshtë nuk do të ketë zgjedhje, duke shtuar se kanë punë të tjera për të bërë.
“Në një kohë kur ne presim liberalizim vizash, në një kohë kur presim që të nënshkruajmë një marrëveshje me Serbinë e cila do të ishte njohja e ndërsjellët dhe asgjë më pak, në një kohë kur ne jem në proces të transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, është absurde në vjeshtën e 2018 dikush të kërkon ta rrëzon qeverinë”, tha ai.
“Përfitimet afatshkurta partiake nuk i shërbejnë interesave të vendit. Prandaj qëndrimi jonë si Parti Demokratike e Kosovës është se nuk ka zgjedhje këtë vjeshtë”.
Mirëpo, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nuk ka mohuar mundësinë e zgjedhjeve vjeshtën e vitit të ardhshëm. /EO
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...