Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri, përmes një statusi në Facebook, ka apeluar te partitë politike që të tejkalojnë dallimet partiake dhe të marrin vendim për votimin e buxhetit 2021.
Kjo pasi sipas Tahirit në të kundërtën mund të rrezikohen pagat dhe projektet e ndryshme.
Statusi i plotë:
Duke marrë parasysh faktin që nuk kemi arritur konsensus të plotë ndër-partiak për votimin e Ligjit për Rimëkëmbje, votimi i Buxhetit 2021 është rasti më i mirë që grupet parlamentare të flasin me një zë konsensual për interesin e përgjithshëm publik.
Partitë politike duhet të dëshmojnë se agjenda institucionale dhe publike është prioriteti i të gjithëve, dhe jo vetëm i një shumice të thjeshtë.
Rëndësia e votimit të Buxhetit 2021 qëndron mbi faktin se ky buxhet mbulon pagat, shërbimet, projektet e nisura, tema këto që tejkalojnë dallimet partiake. Andaj është koha që të marrim një kurs të ri, sipas të cilit konfirmojmë që jemi shoqëri e pjekur, e cila para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, prodhon stabilitet , duke mos pritur momentet kur forcat politike komunikojnë përmes kushtëzimeve
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...