Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, sot mori pjesë në diskutimin virtual në panelin e ngjarjes “Western Balkans Government at Glance Publication”, në të cilën u bënë prezantime mbi qeverisjen publike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Government at a Glance” është botimi i Drejtorisë së Qeverisjes Publike të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD.
Në këtë botim janë përfshirë një grup i gjerë i treguesve për qeverisjen publike, aktivitetet e qeverisë dhe rezultatet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke bërë krahasimin midis vendeve si në hartimin e reformave të qeverisjes publike ashtu edhe në zbatimin e tyre.
Në këtë panel, zëvendëskryeministri Tahiri diskutoi mbi gjendjen e qeverisjes publike në Kosovë, reformat në sektorin publik si dhe avancimin e qeverisjes publike të përqendruar në zbatim, rezultate dhe prova.
Zëvendëskryeministri Tahiri ka falënderuar OECD/SIGMA për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm për agjendën e reformave në Kosovë./arbresh.info
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...