Zëvendëskryeministri: Shokues vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave

17:58 | 30 Qershor 2020
L G

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshëm Ligjin e Pagave për sektorin publik.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur shokues vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e këtij ligji.

Sipas tij, policët, punëtorët shëndetësorë, punëtorët e arsimit, e shumë kategori të tjera meritojnë paga, ashtu siç janë paraparë nga Qeveria Haradinaj, raporton arbresh.info.

Ai, ka paralajmëruar se  do të evitohen lëshimet e bëra dhe do të insistohet që i njëjti me plotësimet e kërkuara të votohet bë të hyjë në fuqi me urgjencë.

“Posa ta pranojmë vendimin, ne do të evitojmë lëshimet që kanë sjellë deri te anulimi i këtij ligji dhe me ngulm insistojmë që i njëjti me plotësimet e kërkuara të votohet dhe të hyjë në zbatim me urgjencë”, ka shkruar Tahiri./arbresh.info

Reagimi i plotë:

Shokues vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit të Pagave, pa lënë hapësirë për korrigjimin e tij në ato pak pjesë kontestuese. Ky është mohim të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë.

Policët, punëtorët shëndetësorë, punëtorët e arsimit, e shumë kategori të tjera meritojnë paga, ashtu siç janë paraparë nga Qeveria Haradinaj.

Posa ta pranojmë vendimin, ne do të evitojmë lëshimet që kanë sjellë deri te anulimi i këtij ligji dhe me ngulm insistojmë që i njëjti me plotësimet e kërkuara të votohet dhe të hyjë në zbatim me urgjencë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme