Zëvendës kryeministri i Kosovës, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar sot me kryetarin e Komunës së Mitrovicës si dhe një delegacion nga kjo komunë.
Ai ka thënë se në këtë takim është informuar për situatën aktuale nga kjo komunë si dhe ka biseduar me të lartcekurit për sfidat e reja në drejtim të bashkëpunimit intensiv.
Statusi i plotë:
Sot kisha delegacionin e Komunës së Mitrovicës me kryetarin e komunës Agim Bahtiri, i cili me informoj për situatën aktuale në këtë komunë, dhe biseduam për sfidat e reja në drejtim të bashkëpunimit intensiv me këtë anë, duke pasur parasysh edhe nevojën e madhe për implementimin e projekteve të karakterit ekonomik.
Po ashtu kisha kënaqësinë e të takoj bashkëpunëtorin tim Arbër Geci, i cili me nderoi me këtë dhuratë shumë të çmuar për mua. Deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...