Zëvendëskryeministri Pacolli kundër Haradinajt për rritjen e pagave

21:18 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli në një intervistë për emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se po të ishte prezent në mbledhjen në të cilën kryeministri Ramush Haradinaj ia ngriti pagën vetes dhe zyrtarëve qeveritarë, do ta kishte kundërshtuar këtë propozim.

Derisa ka thënë se pagën e tij e jep si donacion, Pacolli ka theksuar se “as Haradinaj s’i ka punët aq keq” sa për ta rritur pagën nga 1 mijë e 500 euro në 2950 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme