Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli gjatë vizitës së tij në Itali është takuar me Zëvendës Presidente për Ndërkombëtarizim, Licia Mattioli Ndërkombëtarizim dhe Camilla Cionini Visani, drejtoreshë per Çështje Ndërkombëtare, Konfindustria.
Zëvendëskryeministri Pacolli ka ftuar kompanitë italiane, pjesë e KONFINDUSTRIA që të investojë në Kosovë duke thënë se Kosova ofron mundësi të shkëlqyera për ndërmarrësit e tyre.
“Ne importojmë një miliardë euro produkte ushqimore nga Serbia, dhe ne jemi të interesuar që Italia të rrisë praninë në tregun tonë me produktet e saj të mrekullueshme”, i ka thënë ministri i jashtëm Pacolli, bashkëbiseduesve të shoqatës më të madhe italiane të ndërmarrësve.
Sipas njoftimit ëpr media, Pacolli i njohu bashkëbisedueset me legjislacionin shumë të favorshëm të Kosovës për ndërmarrësit në përgjithësi dhe ata italianë në veçanti.
Ministri i Jashtëm Pacolli e përshkroi mjedisin biznesor të krijuar në vend si njërin nga më dinamikët falë reformave të ndërmarra në sektorë të ndryshëm, duke e bërë Kosovën në 10 vendet më reformatorë të botës.
Tutje, ai ftoi kompanitë italiane në fusha si ato të tekstileve, etj, që të hapin fabrikat e tyre edhe në Kosovë krahas Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, duke pasur parasysh një popullsi të re dhe krahun e punës të përgatitur. Po ashtu ai i ftoi kompanitë italiane që të asistojnë Kosovën, me projekte, duke vënë në lëvizje fondet e shumta, që Bashkimi Evropian ofron për Kosovën.
Numri dy i Konfindustrisë, i prezantoi Zëvendëskryeministrit të Kosovës interesimin e kompanive që bëjnë pjesë në shoqatën, që ajo drejton për tregje të reja.
K”onfindustria ka kompani që vijnë nga 22 sektorë që kalojnë nga minierat, tek moda, përpunimi i metaleve, etj. Në planet e Konfindustrias është hapja e degëve të kësaj shoqate në vendet e rajonit”, thuhet në njoftim.
Pacolli foli edhe për tregun ushqimor të Kosovës dhe rajonit.
“Ne importojmë një miliardë euro produkte ushqimore nga Serbia, dhe ne jemi të interesuar, që Italia të rrisë praninë në tregun tonë me produktet e saj të mrekullueshme. Për këtë arsye, ne jemi të interesuar, që në Kosovë të krijohen platforma agro-ushqimore për gjithë rajonin, me angazhimin e kompanive italiane të markave më të mira”, tha ai.
Konfindustria është organizata më e madhe e biznesit italian që grupon afro 150 mijë kompani nga sektorë si industria, shërbimet, tregtia, etj, me afro 4.5 milionë të angazhuar./Arbresh.info
Deco po planifikon t’ia rrëmbejë Real Madridit top yllin nga...
Britania e Madhe ‘pushtohet’ nga mjegulla, aeroportet anuloj...
Autobusi përplaset me kamionin në Meksikë, të paktën tetë të...
Moti në Shqipëri
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Komuna e Shtimes mban ceremoninë e vendosjes së gurthemelit ...