Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka vizituar sot Ministrin e Punëve të Brendshme.
Pas takimit më dyer te mbyllura me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafën, Limaj së bashku me Ministrin, kanë parë nga afër punën e Qendrës së menaxhimit të kufirit brenda MPB-së.
Me këtë rast Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, kërkoj nga zëvendëskryeministri ndihmës për avancimin e menaxhimit të kufirit.
“Kjo është një qendër e rëndësishme për sigurinë e Kosovës dhe zëvendësministri na premtoj se do të na ndihmojë .Ne jemi shembull ne rajon” tha ministri Mustafa
E Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha se të gjithë kufijtë shtetëror duhet të mbikëqyren dhe të sigurohet jeta e qytetarëve.
“Sot biseduam për shumë tema. Siç u njoftuat edhe ju është qendra e vetme në rajon e avancuar. Kjo të jep siguri. Kur ne nga një objekt i tillë e shohim tere vendin dhe çka po futet brenda të jap siguri. Këta njerëz janë ne shërbim të gjithëve, pa dallime etnike ne kemi kufijtë shtetëror dhe ata kufij duhet të mbikëqyrem kemi respekt për të gjithë fqinjët por kufijtë duhet të sigurohen” është shprehur Limaj
Koordinatori i Qendrës Kombëtare për menaxhim të kufijve, kërkoj nga Zëvendëskryeministri që të shqyrtojnë edhe një herë çështjen e kontrollit më Shqipërinë.
Kjo qendër kërkoj nga Zotëri Limaj që të ndihmojnë më shumë në avancimin e aparaturës e cila gjendet në qendrat e kontrolleve kufitare./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/389405684979819/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...