Zëvendëskryeministri Limaj takoi ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç

12:17 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila e uroi për formimin e
qeverisë dhe për detyrën me përgjegjësi të zëvendëskryeministrit Limaj.

Me këtë rast, ambasadorja Kiliç shprehu gatishmërinë e shtetit turk për të mbështetur Kosovën në të gjitha fushat.

Zëvendëskryeministri Limaj falënderoi ambasadoren Kiliç për urimin dhe për ndihmën e shtetit turk në njohjen dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Limaj dhe ambasadorja Kiliç u pajtuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, ndërmjet dy
shteteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme