Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Ambasadori italian Sardi e uroi zëvendëskryeministrin Limaj për formimin e Qeverisë dhe marrjen e detyrës me përgjegjësi të zëvendëskryeministrit.
Me këtë rast, ambasadori Sardi shprehu gatishmërinë e shtetit italian për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.
Zëvendëskryeministri Limaj falënderoi ambasadorin Sardi për urimin, gjithashtu edhe për ndihmën e përkrahjen e vazhdueshme të shtetit italian .
Nga ky takim, zëvendëskryeministri Limaj dhe ambasadori Sardi u pajtuan se do të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat, gjithnjë duke respektuar interesat e të dyja shteteve tona mike./arbresh.info
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...