Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, gjatë ditës ka vizituar Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, shkruan arbresh.info.
Me këtë rast zëvendëskryeministri Limaj u ka uruar atyre ditën e Gruas 8 Marsin. Zëvendëskryeministri Limaj u ka ofruar atyre mbështetje institucionale e posaçërisht grave dhe vajzave të mbijetuara të luftës.
“Në emër të Qeverisë së Kosovës kemi ardhur t’ua urojmë këtë ditë të shënuar për gratë në Kosovë. Nuk ka vend më të mirë se ky për ta shënuar këtë ditë. Në të njëjtën kohë edhe për t’iu ofruar mbështetjen e institucioneve të Kosovës. Nga tani e tutje do ta keni më lehtë. Kjo është ditë e shënuar për gratë. E di që nuk e keni pas lehtë. Ne bashkëndjejmë me çka jeni ballafaquar. Do t’iu ndihmojmë mos u dekurajoni”, ka thënë zëvendëskryeministri Limaj.
Kurse, drejtoresha e kësaj Qendre, Kadire Tahiraj, ka falënderuar zëvendëskryeministrin Limaj për vizitën. Tahiraj e ka njoftuar me gjendjen e kësaj organizate.
“Vizita juaj tregon se institucionet e Kosovës e kanë kthyer vëmendjen. Dëshira jonë është të kemi mbështetje institucionale dhe ju lus të mos na lini në mëshirë të kohës”, ka thënë Tahiraj.
Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas merret me promovimin e mbrojtjes së të Drejtave të Grave dhe fuqizimin e tyre. Në kuadër të kësaj Qendre zhvillohen një sërë aktivitetesh të ndryshme.
Limaj në këtë vizitë ishte shoqëruar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...