Zv Kryeministri italian e njëheresh ministri i Jashtëm i Italisë në një prononcim për “Ora News”, komentoi situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai i bën thirrje të gjitha palëve që të kenë një qasje moderuese e një “buon sens” në çdo vendim që ata marrin.
Si formulë për uljen e tensioneve, Tajani sugjeron që zgjedhjet lokale në komunat me shumicë serbe në Kosovë duhen ribërë
Sa i përket raportit të forcës që ai përfaqëson “Forza Italia” ka marrëdhënie të mira me të gjitha forcat e djathta
“Një gjë është qeveria e një gjë tjetër Partia”, shprehet ministri Antonio Tajani.
“Ne ftojmë të gjitha palët për një qasje moderuese e një buon senso në çdo vendim. Ftojmë qeverinë e Prishtinës mos të përkeqësoi situatën e të favorizoi dialogun. E kemi të qartë se si Vuçiç e Rama janë absolutisht dakort për një qetësim të situatës“, ka deklaruar ai.
“E pra, duhet të mirëkuptohet se dhe në veri të Kosovës duhet të respektohen minorancat, duhet të shtyhet ardhja në qeverisje vendore e kryetarëve të Bashkive. E duhet të shkohet në zgjedhje të reja“, ka shtuar Tajani.
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...