Ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrit e ministrit të Punëve të Jashtme, Tregtisë dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Përpara fillimit të takimit, ministri i Luksemburgut tregoi para mediave se kishte blerë disa produkte vendore dhe kishte vendosur t’ia dhuronte edhe kryeministrit Kurti, raporton Arbresh.info.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve kosovare.
Vizitën e tij, Bettel e nisi me një takim me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për të diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
Pas këtij takimi, ai u takua me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në ndërtesën e Qeverisë, ku në një ceremoni të veçantë, Bislimi dhe
Bettel nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për forcimin e bashkëpunimit.
Gjithashtu, Bettel u takua edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim zyrtar ku diskutuan për mbështetjen e Luksemburgut ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...