Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikoll Dimitorv për gazetën “Te Nea” sqaroi se Greqia është partner i rëndësishëm tregtar dhe se në Maqedoninë e Veriut ka investime të mëdha greke ndërsa Marrëveshja e Prespës ka qenë historike.
“Historia do të dëshmojë se kishim të drejtë, nuk ka asnjë mëdyshje. Kur flasim për Marrëveshjen e Prespës mendohet në zgjidhjen e problemit të emrit, por marrëveshja ka edhe dimension tjetër e që ka të bëjë me bashkëpunimin në të gjitha fushat. Ishte investim te stabiliteti i rajonit”, tha Dimitrov.
Sipas tij është shumë e rëndësishme që flamuri i e BE-së ta përfshijë edhe Ballkanin Perëndimor për shkak se kjo është çështje e përmbylljes së procesit të unifikimit të Evropës.
“Maqedonia e Veriut është vend kandidat për 16 vite. Jemi në rrugë të duhur, dhe dëshirojmë të jemi demokraci dinamikle evropiane me ekonomi përparuese. Investuam kohë, zbatuam reforma, dëshmuam përkushtim dhe vendosëmri nv zgjidhjen e probleve të rënda dhe ngritëm demokracinë. Rasti i Maqedonisë së Veriut paraqet test për BE-në”, tha Dimitrov.
Ai shtoi se bllokimi bullgar duhet të hiqet për shkak se vendoset në pikëpyetje kredibiliteti i BE-së
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...