Google ADS

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen në Kosovë, viziton trupat e KFOR-it

14:49 | 24 Dhjetor 2024
L G

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka mirëpritur zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, gjatë vizitës së tij te trupat italiane që janë pjesë e KFOR-it.

Sipas një njoftimi nga ambasada italiane, thuhet se Tajani ka theksuar rolin jetik të Forcave të Armatosura italiane në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, duke e vlerësuar kontributin e vazhdueshëm të këtij misioni për ruajtjen e sigurisë në rajon.

Në këtë rast, Tajani ka dërguar gjithashtu urime për Krishtlindje për ushtarët italianë që shërbejnë në Kosovë, duke i falënderuar për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.

“Ambasadori De Riu mirëpriti Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani gjatë vizitës së tij te trupat italiane në misionin NATO KFOR në Kosovë. Tajani theksoi rolin kyç të Forcave të Armatosura italiane në sigurimin e paqes në Ballkan dhe u shpreh me urime për Krishtlindje për ata që shërbejnë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme