Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, nuk e ka deklaruar fare një biznes që e ka të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit. Gashi nuk e ka deklaruar pronësinë e kompanisë “G Consulting” Sh.P.K. në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).
Ai e ka deklaruar vetëm një kompani që është në pronësi të bashkëshortes se tij. Kompania që është në pronësi të bashkëshortes së Dardan Gashit është kompania “ECHO”.
Por, Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur që Dardan Gashi është pronar i “G Consulting” Sh.P.K.. Ky biznes është i regjistruar në vitin 2015, kurse bashkëshortja e tij, Jehona Bajrami është person i autorizuar si drejtoreshë dhe agjente e regjistruar në këtë biznes. Aktiviteti i “G Consulting” Sh.P.K i deklaruar në ARBK është këshillimi për biznes dhe këshillat e tjera për manaxhim, aktivitetet e tjera shërbyese në mbështetje të bizneseve, marrëdhëniet me jashtë dhe aktivitetet e kompanive “holding”.
I kontaktuar nga Gazeta Jeta në Kosovë, ministri Gashi ka treguar arsyet pse nuk e ka deklaruar këtë biznes në AKK.
“Nuk është deklaruar pronësia e “G Consulting” Sh.P.K sepse kjo firmë vetëm është regjistruar por asnjëherë nuk ka zhvilluar asnjë aktivitet, prej se është regjistruar deri më tani ka qenë pasive. Kjo është arsyeja e vetme pse nuk është deklaruar kjo pronësi”, ka deklaruar ministri Gashi për KALLXO.com.
Ligjit për Deklarimin e Pasurisë kërkon që zyrtarët e lartë, përveç pasurive tjera obligohen të raportojnë edhe për aksionet që i posedojnë nëpër Shoqëri Tregtare.
“Deklarimi në lidhje me gjendjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë dhe anëtarët e familjes së tyre, përmban informacione rreth pasurisë, të ardhurave të tyre, si: paluajtshmëria; pasuri e luajtshme në vlerë mbi pesëmijë (5 000) Euro; zotërimi nga ana e tyre i aksioneve në shoqëri tregtare”, thuhet në nenin 5 të këtij ligji.
Por zv/kryeministri dhe ministri i Diasporës Dardan Gashi, ka deklaruar në AKK, një shtëpi me sipërfaqe 260 metra katrorë, me vlerë 230 mijë euro dhe një shtëpi 200 metra katrorë me vlerë 300 mijë euro të cilën e ka deklaruar në emër të prindit.
Një veturë me vlerë 18 mijë euro të cilën e posedon që nga prilli i vitit 2017 dhe posedimin e letrave me vlerë në “Rohstof Artien” që nga viti 1996.
Ministri Gashi ka deklaruar para të gatshme me vlerë 4500 euro në pronësi të tij dhe 1000 euro në pronësi të fëmijëve. Sa i përket të hyrave vjetore ai ka deklaruar se merr 1356 euro pagë nga qeveria e Kosovës, se bashkëshortja e tij merr 4800 nga Klan Kosova dhe 4000 euro nga kompania “ECHO” dhe fëmijët e tij në Vienë përfitojnë 18 mijë euro.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...