Pas Aktgjykimit të shpallur publik nga Gjykata Themelore e Prishtinës më datën 18 Tetor, 2017 kundër ish-Rektorit të Universitetit të Prishtinës, ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Enver Hasani, i cili u dënua me një vit burgim me kusht për veprën penale Mashtrimi në detyrë, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, sipas detyrës dhe përgjegjësive të tij ligjore ka kërkuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradianaj, shqyrtimin e nisjes së procedurave ligjore për zëvendësimin e, z. Enver Hasani, nga Komisioni i Venedikut, ku ai përfaqëson Republikën e Kosovës si ekspert profesionistë dhe i pavarur, i emëruar nga viti 2014.
Pas konsultimit edhe me një grup profesorësh të së drejtës vendore dhe ndërkombëtare, ministri Pacolli konsideron se mbajtja akoma në këtë rol përfaqësues me profil të lartë të një individi me këtë rekord njollosës dënimi cënon rëndë imazhin e Kosovës, pasi që supozohet se institucioni prestigjioz ndërkombëtar, ku ai na përfaqëson, është informuar për dënimin e, z. Enver Hasanit, nga drejtësia vendore. Në këto kushte, ai vetë do duhet të japë dorëheqjen.
Përkitazi me këtë çështje, Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Pacolli dëshiron që të informojë opinionin e gjerë publik se do të ushtrojë të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë e tij ligjore, në konsultim të ngushtë me Kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj dhe në mbështetje të plotë të procedurave respektive të Komisionit të Venedikut.
Në një situatë si kjo, ministri Pacolli mendon se riparimi më i mirë për imazhin e Kosovës do të ishte zëvendësimi i z. Hasanit me një personalitet akademik të profilit më të lartë të mundshëm, në konsultim me qarqet universitare dhe profesionale të së drejtës.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...