Zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga Mbretëria e Bashkuar të akredituar në NATO, Robert Oorthuysen – Dunne, dhe Kai Bilimoria këshilltarin Ben Lucy, Atasheun Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Kolonel Edward Johan Green dhe Nënkolonel Steve Forrest.
FSK njofton se, Gjeneral Cikaqi ka falënderuar për vizitën e tyre në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke shprehur konsideratën e lartë për ndihmën që ka dhënë Mbretëria e Bashkuar në të gjitha fazat e zhvillimit të Kosovës e në veçanti për FSK-në, që në vazhdimësi ka mbështetur FSK-në trajnime, shkollime, edukim, misione të përbashkëta, dhe së fundmi operacionin Interflex.
Gjatë takimit është shprehur gatishmëria e mbështetjes në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, në fusha të ndryshme të zhvillimit dhe avancimit që do të kontribuojnë në sigurinë e vendit dhe paqes ku do që kërkohet./Arbresh.info/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?