Zëvendësi i Gërvallës takohet me ambasadorin turk në Kosovë, flasin për tërmetin

14:56 | 17 Mars 2023
Emir Abduramani

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Republikën e Kosovës, Sabri Tunc Angili.

Ahmeti e uroi ambasadorin Angili për detyrën e re dhe i shprehi mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes të dyja vendeve.

Në komunikatën e MPJ-së thuhet se ai shprehi ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmeteve që kanë goditur Turqinë, duke theksuar se Kosova i ka qëndruar pranë popullit turk në këto momente të vështira, përcjell arbresh.info.

Gjatë takimit, biseda u përqendrua në zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve të shkëlqyeshme bilaterale. U diskutua mbi organizimin e konsultimeve të dyta politike, thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë.

Angili është shprehur falënderues për mikpritjen në Kosovë.

Po ashtu, ai ka shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën e Republikës së Kosovës dhënë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmetet shkatërruese./arbresh.info

Të ngjashme