Zëvendësdrejtori i shkollës tregon si ndodhi plagosja e nxënësit në Podujevë

13:30 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Një nxënës është plagosur mëngjesin e ditës së sotme në qytetin e Podujevës, në shkollën e mesme teknike “Fan Noli”.
Zëvendësdrejtori i kësaj shkolle, Ismet Beqiri, ka thënë se ka qenë duke u zhvilluar ora, kur ka ndodhur ngjarja.

Plumbi sipas zëvendësdrejtorit ka ardhur nga jashtë.

“Rreth orës 8 të mëngjesit ka ndodhur ky aksident, ka ardhur një plumb qorr e ka plagosur një nxënës dhe e ka gërvishtur një tjetër. Nga jashtë ka ardhur plumbi, tash a është plumb qorr, apo i qëllimshëm nuk e di”, ka thënë ai për lajmi.net.

Sipas tij, nxënësi ka marr plagë në buzën e poshtme, ndërsa një nxënës tjetër është gërvishtur.

“Nuk e di, e kanë dërguar menjëherë në spital, është i plagosur në buzën e poshtme, por për fat nuk ka pasur pasoja shumë të rënda. Po ka qenë kujdestari i klasës duke mbajtur orën”, ka thënë Beqiri për lajmi.net. Ndërsa Policia e Kosovës pritet ta lëshojë një komunikatë për media ku do të jap detaje të ngjarjes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme