Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, sot ka pranuar letër falënderimi nga Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së (ZNS), Jorgan Andrews.
Përmes kësaj letre, Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-ve, ka falenderuar Thaçin për mikëpritjen dhe njeherit ka përgëzuar për reformat, progresin dhe arritjet e SHKK-së, shkruan portali arbresh.info
Andrews përmes kësaj letre falenderimi tha:
“Unë i duartrokas progresit tuaj dhe ju bëj thirrje juve dhe stafit tuaj që të vazhdoni të zbatoni nevojat dhe reformat e guximshme.
Mezi pres të hulumtoj mundësi të tjera ku INL mund të ndihmojë në përpjekjet tuaja ndërsa ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të çuar përpara interesat tona të ndërsjella strategjike në Kosovë.” përfundon Andrews. /arbresh.info/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...