Zëvendës-ndihmës sekretari i Sh.B.A.-ve (ZNS) Jorgen Andrews po zhvillon një diskutim me përfaqësuesit e qeverisë dhe shoqërisë civile të cilët mirren me çështjet e sundimit të ligjit.
“Kur qeveria ndihet e sulmuar e ngrisin tonin dhe kritikat. Por, qeverisja e re e Kosovës kur ta merr vendin e saj, edhe shoqëria civile mund të arrijë rolin e rëndësishëm që e ka. Kur shoqëria civile ngritë një çështje të rëndësishme qeveria duhet të ndihmojë”, është shprehur Andrews, raporton arbresh.info.
Sipas tij, sistemi i drejtësisë duhet të ofrojë mbrojte për më të dobëtit.
“Drejtësia e secilit shtet duhet të arrijë një nivel të pranueshëm nga shoqëria. Mos ndëshkimi i personave përgjegjës mund të jetë problematik”, deklaron ai.
Gjatë diskutimit, ai theksoi mundësinë e shprehjes së pakënaqësisë qytetare.
“Shumë shoqëri demonstrojnë dhe thonë mjaftë dhe jemi lodhur. Të gjithë në qeveri duhet të dëgjojmë publikun kur thotë jemi të lodhur nga korrupsioni dhe duam drejtësi”, thotë Andrews.
Ai do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e dhurimit (donacionit) në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ku Byroja për Çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL) pajisje me vlerë rreth 100,000.00 dollarë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...