Rreth 83 mijë njerëz që punojnë në sektorin publik në Kosovë, nga janari i vitit 2018 do të marrin paga më të larta prej pesë përqind.
Kështu ka thënë në Info Magazine Fatmir Gashi, zëvendësministri i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik.
“Në projekesionet e buxhetiti të 2018 ka hy edhe rritja e pagave. Prej janarit do të fillojë rritja prej pesë për qind për të gjitha organizatat buxhetore të Kosovës”, ka thënë ai.
“Ky buxhet fillon me rritjen e pagave, skemat sociale i kemi parasysh, rritje do të ketë në shtyllën e drejtësisë si për Policinë, Agjencionin Kosovar të Intelegjencës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Këshillin Gjyqësor dhe Këshillon Prokurorial, por rritje do të ketë edhe në fushën e shëndetësisë”.
Buxheti për vitin 2018 do të jetë rreth 1 miliard e 829 milionë euro dhe se sipas zëvendësminsitrit të Financave, ky buxhet është plotësisht në harmoni me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
“Ky buxhet është plotësisht i balancuar dhe nuk ka asnjë zbrastirë. Gjatë vitit 2018 do të jetë edhe më stabil”.
“Ky buxhet është i menduar në mënyrë ekonomike dhe është tërësisht në harmoni me FMN”, ka treguar zëvendësministri i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj