Google ADS

Zëvendës kryetari që i shërben Kishës e jo qytetarëve (VIDEO/FOTO)

09:12 | 25 Prill 2017
Arbresh.info

Është emëruar për të qenë afër qytetarëve dhe tu shërbej atyre, por nënkryetari i Kllokotit Millosh Stojkoviq ka zgjedhur t’i shërbej kishës ortodokse. Stojkoviq ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2014, por asamblesitët thonë se kanë harruar kur e kanë parë Stojkoviqin në objektin e komunës.
pozarevljani-na-hilandaru
Stojkoviq ishte bërë i njohur me skandalin kur kishte deklaruar për media në Serbi se komandanti Ramush Haradinaj “Ka vrarë dhe kidnapuar njerëz”. Kundër kësaj deklarate pati reaguar  Xhelal Rexhepi, asambleist nga NISMA në komunën e Kllokotit duke këkruar shkarkimin e të njëjtit.

Xhelal Rexhepi ka treguar për Telenews.al se nënkryetari ka kohë që nuk vjen në komunë.

“Millosh Stojkoviq vetëm kur është emëruar zëvendës kryetar ka prezantuar në seancën e kuvendit, dhe askush më nuk e ka parë të qëndrojë në objektet e komunës së Kllokotit” thot Rexhepi, duke shtuar se Stojkoviq jeton në qytetin e Paraqinit të Serbisë.”
21044_01-cipras-2_f

Rexhepi tha se ndaj Stojkoviqit është kërkuar që të hapet procedurë hetimore për nxitje të urrejtjes në mes komuniteteve.

Në muajin shkurt të vitit 2016 në takimin në mes Stojkoviqit dhe ministrit të punës Aleksandar Vulin, Stojkoviq kërkon nga Vulini që të ndikoj te deuptetët e tij(Pokret Socialista) që bisedimet Prishtinë-Beograd të zhvendosen në Moskë e jo në Bruksel.
1476429396-cipras-cutura

Në një artikull të www.informer.rs , Stojkoviq tregon për raportet e mira me kryeministrin grek Aleksisu Ciprasu.

Sipas tij këto raporte i kishte krijuar qysh në kohën e studimeve në Greqi.

Mbetet të shihet nëse organet e ndjekjes do të ndërmarrin ndonjë veprim pas deklaratave nxitëse të “Nënkryetarit teolog” Stojkoviq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme