Zëvendës Komandanti i KFOR-it gjeneral brigade Federic Bernacca dhe zv drejtori i NALT-it, Paul Shewry janë pritur nga Komandanti i Gardës Kombëtarë Gjeneral brigade Naim Haziri.
Gjatë takimit me stafin janë njoftuar me kapacitetet operacionale intervenuese dhe ato trajnuese të Gardës Kombëtare.
Në njoftimin nga FSK thuhet se gjatë takimit në fokus të veçantë ishte bashkëpunimi i deritanishëm mes FSK/Gardës Kombëtare dhe KFOR-it në fusha të reagimin në kriza si dhe orientimi i bashkëpunimit në të ardhmen me qëllim të ofrimit të një ambienti më të sigurt për qytetarët e Kosovës.
“Me këtë rast ata vizituan Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit të Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare ku u pritën nga Drejtori i kësaj qendre John Doon, i cili i njoftoj pjesëmarrësit me kapacitetet dhe hapësirat trajnuese që i ofron kjo qendër për trajnimin e Institucioneve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të sigurisë në fushat e kërkim shpëtimit përfshirë kërkim-shpëtimin malor, urban dhe në ujëra”, njofton FSK, raporton Arbresh.info
Gjeneral Hazirishprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it, dhe NALT-it, njëkohësisht shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...