Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioritet mbi prioritetet e Qeverisë së Kosovës. Madje në në të ardhme të afërt secili njeri që merr iniciativa për korrupsion dhe krim të organizuar do të ballafaqohet me dorën e hekurt të institucioneve të vendit, shkruan arbresh.info.
Kështu ka thënë në një konferencë për medie Abduselami Shkodra, zëvendësministër i Punëve të Brendshme me temën “Angazhimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit” , në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit.
“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet mbi prioritete dhe një të ardhme të afërt do të duhet ta kumtojmë që çdo njëri q ë merr iniciativa për krim dhe korrupsion do të ballafaqohet me dorën e hekurt të institucioneve të Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas tij korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten ndër sfidat më të mëdha në nivel global, rajonal e ndërkombëtar.
“Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbetën ndër shkaktarët kryesorë të dështimit të shteteve. Kosova si shtet i ri me institucione në konsolidim e sipër, gjithashtu nuk është kursyer nga këto dy të kqija . Korrupsioni dhe krimi i organizuar duke u sfiduar seriozisht që nga paslufta përfshirë edhe kohën pas shpalljes së pavarësisë , niveli i ultë i zhvillimit dhe funksionimit institucional pas luftës si përvojë e bartur në një masë edhe pas shpalljes së pavarësisë është konsideruar si ambient i përshtatshëm dhe inkurajues për zhvillimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë ai.
Shkodra, ka thënë se sundimi i ligjit si qasje kryesore në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në një masë të theksuar ka qenë dhe vazhdon të mbetet kompetencë e përbashkët ndërmjet institucioneve vendore dhe misioneve ndërkombëtare.
Zëvendësministri Shkodra ka folur edhe për rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës , konkretisht MPB-ja, ka ndërmarrë veprime të vazhdueshme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Në vitin e fundit janë ngritur 30 për qind më shumë raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar se sa në vitin paraprak, janë ndërmarrë 60 për qind më shumë operacione policore, rreth 50 për qind më shumë arrestime , rreth 50 për qind më shumë kallëzime penale , janë shkatërruar 42 grupe kriminale, janë identifikuar 20 për qind më shumë viktima të trafikuara, 93 për qind bastisje, 40 për qind më shumë kontrolle të lokaleve dhe rreth 60 për qind më shumë të konfiskimeve dhe arrestimeve me droga”, ka thënë ai.
Sipas tij, korrupsioni dhe krimi i organizuar mbetet ndër sfidat kryesore të shtetit të Kosovës në fushën e së drejtës , sundimit të ligjit, dhe zhvillimit në përgjithësi./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...