Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për zgjedhjet e të dielës së kaluar.
Nga diaspora llapjanë kanë votuar 194 persona. Prej tyre, pjesa dërrmuese janë për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatin e saj, Shpejtim Bulliqi.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Bulliqi ka marrë 161 vota. Ndërkaq, për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), nuk është dhënë asnjë votë nga votat me postë.
Ekrem Hyseni i LDK-së ka marrë 25 vota, ndërkaq Besnik Tahiri i AAK-së tetë sosh. Pa vota janë edhe Gazmend Islami i Ballit Kombëtar dhe Xhemajl Hasanin e Nismës./bsot/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...