Kosova do të ftohet në Samitin për Demokraci që organizohet nga presidenti amerikan Joe Biden mëson Zëri i Amerikës nga burimet e saj në Washington.
“Serbia dhe Kosova do të ftohen në Samitin për Demokraci, i cili organizohet nga presidenti amerikan, Joseph Bide”, thuhen në shkrimin e Zërit të Amerikës në gjuhen serbe.
Sipas Zërit të Amerikës s’ka konfirmim zyrtar akoma dhe se Departamenti i Shtetit s’u ka kthyer përgjigje atyre lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë, gazeta prestigjioze Politico kishte publikuar listën e shteteve që presidenti Biden kishte ftuar për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci më 9 dhe 10 dhjetor, por që Kosova nuk përfshihej në të.
Samiti për demokraci në SHBA, do të ketë tri tema kyçe: mbrojtjen kundër autoritarizmit, adresimin dhe luftimin e korrupsionit dhe avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Paris të Francës, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes.
Kurti ka zhvilluar takime me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell./arbresh.info/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...