Kryetari i Komunës së Zubin Potokut , Izmi Zeqiri tha se punohet në kanalin e Ibër Lëpencit, në devijimin ku do të lidhë rrjedhën e ujit derisa të sanohet dhe të vie në gjendje të rregullt ky kanal. Ai tha se mund të ketë reduktime të vogla, por sipas tij, ka ujë të mjaftueshëm.
“Po punohet pandërprerë, ujë ka dhe po qarkullon në nivel të nevojshëm. Nuk duhet të ketë brengosje për reduktime të ujit. Mund të ketë reduktime të vogla, por se ka ujë të mjaftueshëm për gjithë furnizimet atje”, tha ai në një lidhje direke në rtk.
Kryetari Zeqiri tha se në fshatrat e Zubin Potokut nuk ka reduktime pasi fshatrat lidhen me ujësjellës tjerë.
“Sa i përket Mitrovicës, Vushtrrisë, Fushë Kosovës dhe Drenasit mund të ketë reduktime pasi kanali ka rrjedha gjithandej dhe mund ta humb pak intensitetin e qarkullimit për shkak të trasesë së gjatë, por ka qarkullim tre mijë litra në sekondë dhe ato janë të mjaftueshme”, tha ai.
Ai bëri të ditur se punimet i kanë vizituar sot edhe ministrat Liburn Aliu, Artane Rizvanolli dhe Elbert Krasniqi.
Kurti ngritë shqetësimin tek presidentin e Këshillit Evropia...
“Mos ma përmend çikën”, përplasje e ashpër mes Xuxit e Gresë...
Kurti sonte takon mërgatën në Bruksel
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në L...
Policia shqiptoi 1 mijë e 510 gjoba brenda 24 orëve
112 vite diplomaci shqiptare, Hasani: Forcojmë pozicionin e ...