Google ADS

Zeqiri: Jemi në rrugëtim të mbarë të procesit

13:03 | 21 Qershor 2023
L G

Situata ne Zubin Potok është e qete. Një numër i vogël i protestuesve u panë edhe këtë mërkurë para objektit të komunës.

Kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri në një interviste për RTK-në, beri të ditur punët që kanë arritur ti kryejnë deri me tani dhe shërbimet që po ofrohen për qytetarët.

Po ashtu, kryetari Zeqiri, ka folur edhe për presionin për zgjedhje të reja.

Zeqiri ka njoftuar se ka përfunduar themelimi i kabinetit dhe shtoi se janë në rrugëtim të mbarë të procesit.

Zeqiri po ashtu deklaroi se kanë qene dhe janë të hapur që ta iu bashkohen profesionist nga komuniteti serb, siç tha ai për shkak të lehtësimit të procesit.

“Neve në vazhdimësi jemi të hapur. Ani pse edhe për kabinetin dhe për të gjitha kam qenë i hapur që shumicën serbe. Mirëpo në të gjitha përpjekjet për të shtirë komunikimin kemi pasur pengesa, ka prej tyre që janë deklaruar që ndihen të frikësuar që të pranojnë ndonjë punë apo pozitë’, tha ai.

Tutje, ai tha se ekskluzivisht është i fokusuar që puna dhe veprimet e komunës të shkojnë konform rregullave dhe ligjit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme