Kandidati i PDK-së për Zubin Potok, Izmir Zeqiri ka folur për zgjedhjet në katër komunat veriore që do të mbahen këtë diel më 23 prill.
Zeqiri tha se do të ofrojë siguri, zhvillim, drejtësi, barazi për të gjithë qytetarët pa dallim feje apo etnie, shkruan arbresh.info.
“Ajo që është më se e nevojshme, ju ofroj siguri, zhvillim, drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët pa dallim feje apo etnie. Do të përpiqem maksimalisht që t’ju ofrojmë infrastrukturën ligjore që ofron Republika e Kosovës ku mund të ndihen krenar dhe të sigurt secili qytetar që jeton në këto treva”, ka thënë Zeqiri në një intervistë për abcnews.
Gjithashtu, ai tha se duke e marrë parasysh propagandat për qytetarët serbë nga Beogradi mund të ketë pjesëmarrje minimale ose asnjë të palës serbe në këto zgjedhje.
“Duke parë intensifikimin e kësaj propagande tejet të tmerrshme për qytetarët serbë nga Beogradi mundet edhe të ketë minimum ose hiç përgjigje në këto zgjedhje nga ana e palës serbe”, shtoi Zeqiri.
Tutje, kandidati për Zubin Potok e vlerësoi si krim propagadën që po iu bën Serbia, qytetarëve serbë për të mos marrë pjesë në zgjedhje.
Sipas tij, kjo nuk është patriotizëm por krim i udhëhequr nga kriminelët, madje shtoi se do të merr pjesë në zgjedhje.
“Kjo propagandë që i i paraprin ditës së zgjedhjeve nga ana e Serbisë, është e papranueshme edhe në aspektin ndërkombëtar sepse është lehtë t’i ndrydhë dhe shtrydhë, ky është krim. Nuk është patriotizëm, por krim e udhëhequr nga kriminelët. Ne do të dalim në zgjedhje. Të lirë janë qytetarët kushdo që të përgjigjet”, tha ai.
Në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq do të mbahen zgjedhjet në të cilat do të zgjedhen kryetarët e rinj të komunave.
Pjesëmarrjes të Listës Serbe nuk do të ketë në këto zgjedhje./Arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...