Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Shtimes, Bedri Zeqiri, ka shpalosur gjashtë shtylla në të cilat bazohet plani i tij qeverisës, të cilat përbëhen nga zhvillimi ekonomik, zhvillimi i bujqësisë e blegtorisë, infrastruktura, arsimi, shëndetësia, kultura e rinia.
Në emisionin Edicioni Zgjedhor në Klan Kosova ai u shpreh se si LDK e kanë një plan qeverisës që beson se do të jetë për të gjithë qytetarët e Shtimes, dhe se qeverisjen e tyre do të jetë një komunë me demokraci qytetare të avansuar ku do sundojë ligji dhe llogaridhënia.
“Do të avancohet mirëqenia ekonomike dhe sociale e qytetarëve. Kujdes të veçantë do t’i kushtojmë ngritjes së cilësisë në arsim, edukim si dhe në shërbimet shëndetësore. Do të avancohen aktivitetet kulturore e sportive ku qytetari do të jetë gjithherë bashkëpjesëmarrës në shqyrtimin e të gjitha projekteve dhe aktiviteteve që do të ndërmerren dhe do të jenë në funksion të zhvillimit të komunës. Do të ruhen vlerat e trashëgimisë kulturore e do të respektohen traditat e qytetarit të Shtimes”.
“Në zhvillimin e ekonomik e kemi paraparë ngritjen e parqeve industriale, trajnimi dhe stimulimi i prodhuesve, nxitja e investimeve private – në veçanti ato të huaja e të mërgimtarëve tanë në diasporë, hulumtimi i resurseve natyrore. Sektori privat dhe diaspora në komunë të Shtimës do të kenë vend të posaçëm, krijimi i infrastrukturës zhvillimore, arsimi e mirëqenia sociale, zhvillimi i bujqësisë, sepse Komuna e Shtimes nuk ka drejtori të bujqësisë dhe ne do ta formojmë drejtorinë sepse 50 përqind e tokës është tokë e punuar”.
“Në programin tonë qytetari do të jetë bashkëpjesëmarrës në shqyrtimin e të gjitha projekteve. Para çdo projekti do mbahen debatet”.
Zeqiri po ashtu kritikoi kryetarin aktual të kësaj komune, Naim Ismajli, duke thënë se i ka dhënë po të njëjtat premtime edhe më herët dhe se realiteti është ndryshe në Komunën e Shtimes.
Ndër premtimet konkrete të Zeqirit është edhe plani afatgjatë për lumin Shtimjanka, për të cilin tha se do kryhen 12 kilometra të shtratit të lumit dhe do të ketë stazh për biçikleta dhe shëtitore për qytetarët, trajtimi i ujërave të zeza, përfundimi i rrugëve të mbetura përgjysmë, hapja e Qendrave të Mjekësisë Familjare që janë mbyllur nëpër fshatra, pajisjen e shkollave me stomatologë, depolitizomi i arsimit etj.
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...