Zeqir Kiqina bëhet ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në Telekom

14:25 | 18 Gusht 2020
Arbresh.info

Bordi i Përkohshëm i Telekomit ka njoftuar se në mbledhjen e fundit ka miratuar kërkesën për dorëheqje të ushtruesit të detyrës së zyrtarit kryesor të Financave dhe Thesarit, Feim Kelmendi.

Sipas njoftimit ushtruesja e detyrës së kryeshefes ekzekutive, Burbuqe Hana ka bërë me dije se jep dorëheqje nga kjo pozitë.

“Kërkesa e U.D. Kryeshefes Ekzekutive nuk ishte ligjore dhe si e tillë nuk mund të aprovohej nga Bordi. Në këtë formë dhe me këtë veprim Bordi është gjendur në një situatë të palakmueshme dhe të jashtëzakonshme. U.D. KE ka qenë kategorike në dorëhqjen e saj duke mos pranuar kompromisin me Bordin e Përkohshëm. Andaj duke marrë për bazë faktin se proceduralisht dhe ligjërisht Bordi duhej të vendoste, të njëjtës ia miratoi dorëhqjen duke e liruar nga detyra të cilën e ka ushtruar nga 24 Prill”, shkruhet në njoftim.

Bordi njofton se deri në publikimin e konkursit, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv është caktuar Zeqir Kiqina.

“Bordi ka vendosur përkohësisht zëvendësuesit në cilësinë e Ushtruesve të Detyrave deri në publikimin e Konkursit. Ushtrues Detyre i Kryeshefit Ekzekutiv është caktuar Zeqir Kiqina, kurse Ushtrues Detyre i Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit është caktuar Agim Matoshi”, është bërë e ditur nga njoftimi.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se ka pranuar me shqetësim veprimet e Bordit të Telekomit.

Hoti po ashtu thotë se Qeveria do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm institucionalë për të siguruar kushte për rimëkëmbjen e ndërmarrjes./ Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme