“Zemërthyer me pamjet tronditëse nga Peja”, Çitaku shpreh ngushëllime për viktimat e vërshimeve

16:01 | 25 Qershor 2023
E.H

Nënkryetarja e Partisë Demokratikë të Kosovës, Vlora Çitaku, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave në Pejë, pas vërshimeve të mbrëmshme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se shpreson që institucionet qendrore dhe lokale të jenë solidare për sanim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

“Zemërthyer me pamjet tronditëse nga Peja. Ngushllime familjarëve të Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj”, ka shkruar Çitaku.

“Shpresoj që në këto momente të rënda, institucionet qendrore dhe ato lokale të tregojnë solidaritetin e domosdoshëm për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet”, ka shtuar ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme