Forumi i Rinisë së LDK-së organizon aksion simbolik para Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ata kanë shpërndarë fletushka në formë të zemrës për qytetarët, në të cilat shkruhet “Me zemrën në darkë, për zemër jashtë vendit”, “Zemra të mban gjallë, por t’lëshon kur të vjen fatura”, “Zemrën plot, kuletën thatë”.
Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri tha se ky aksion simbolik ka për qëllim të ia rikujtoj Qeverisë që po u përfundon mandati “me dështime në çdo fushë”.
“Sot në ditën e të dashuruarve jemi mbledhur këtu me një aksion simbolik për të ia rikurjtuar qeverisë që po përfundon mandati me dështimin e përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës në çdo fushë.”, u shpreh ai.
Sipas tij, kjo qeveri në vitin e saj të katërt po vazhdon me dështimet në arsim, ekonomi, marrëdhënie ndërkombëtare, ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, në energji dhe secilën sferë tjetër, shkruan Arbresh.info.
“Të rinjtë e vendit tonë ashtu si çdo qytetar i Kosovës janë duke u përballur me një depresion kolektiv të shkaktuar nga popullistë të cilët kanë braktisur gjithçka duke përfshirë edhe shtresën më vitale, rininë.” , tha ai.
“Problemet me të cilat ballafaqohemi sot, nga shtrenjëtimi i produkteve bazike për jetesë dhe i energjisë elektrike deri te dështimet e njëpasnjëshme në arsim e shëndetësi që shpërfaqen me debaklin në testin PISA, me listat e gjata të pritjes në spitalet tona dhe me qytetarët që udhëtojnë për trajtime jashtë vendit po e bëjnë jetën tonë të papërballueshme.”, tha mes të tjerash ai.
Më tej, ai tha se qindra të rinjë po lënë Kosovën sepse, siç tha ai, nuk po e shohin si alternativë.
“Çdo ditë, qindra të rinjë po nisen drejt Evropës sepse vendin ku lindën nuk po e shohin si alternativë ndërsa perspektivën për realizimin e potencialit të tyre po e gjejnë jashtë vendit”, u shpreh Guri./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...