Një debat me temë luftimin e korrupsionit po zhvillohet në emisionin “Pressing”, në televizionin T7. Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka akuzuar koalicionin PAN që ka drejtuar Qeverinë e Kosovës për dy vite.
Zemaj ka thënë se në këtë qeveri është vjedhur në çdo vend.
“ Është vjedhur edhe në lapsa e fletore. Është vjedhur edhe në përmendore të dëshmorëve. Është vjedhur edhe në ndërtimin e përmendoreve. Është vjedhur edhe për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Zemaj
Ai tutje ka thënë se për Kosovës ishte gjë e mirë rënia e qeverisë.
“ Ka ndodhur gjëja më e mirë për Kosovën që kjo qeveri ka rënë. Vazhdimi i saj do të ishte vetëm e dëmshme për vendin”.
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...